Shefi i CIA-s paralajmëron SHBA: Ukraina do të humbasë në fund të vitit 2024
VIDEO që po çmend Amerikën! Senatorja amerikane shfaqet duke bërë “twerk”
Një senatore e shtetit Rhode Island, e cila është kritikuar ashpër pasi ka publikuar një video në “TikTok” ku shfaqet duke bërë “twerk”, ka vendosur që të reagojë.
Në videon në fjalë, demokratja Tiara Mack, shfaqet me kokë poshtë dhe këmbë lart duke bërë “twerk”. 28-vjeçarja mban veshur një palë bikini dhe në plan të parë ka të pasmet.
Teksa ndodhet në plazh, ajo ka bërë edhe një thirrje për votuesit: “Votoni senatorin Mack”. Aty ka marrë mijëra komente si negative ashtu edhe pozitive.
“Sa e turpshme që një person i tillë është zgjedhur si senator i një shteti. Çfarë lloj sjellje është kjo?”, shkruan një komentues në rrjete sociale.
Të tjerë kanë dalë pro Mack duke thënë se sjelljet e dikujt jashtë orarit të punës nuk tregojnë asgjë rreth karakterit apo aftësive të atij personi për sa kohë nuk cenojnë askënd.
Ndërkohë 28-vjeçarja ka vendosur që ta mbrojë postimin e saj, duke thënë se ata që janë indinjuar prej videos, janë të urryer dhe “nuk u intereson politika”.
Mack u është përgjigjur disa prej kritikëve të saj duke thënë se ajo ka një diplomë nga Ivy League dhe votuesit e saj e pëlqejnë atë pasi ajo është ‘argëtuese’.