Armët për Ukrainën: A mund të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor?
Lavrov: Rusia e gatshme të diskutojë për shkëmbimin e të burgosurve me SHBA-në
Rusia është e gatshme të diskutojë për shkëmbim të të burgosurve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes një kanali diplomatik të rënë dakord nga të dyja vendet, tha të premten ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti.
“Për çështjen e personave që janë dënuar në Rusi dhe në Shtetet e Bashkuara… ekziston një kanal i caktuar për të cilin është rënë dakord [Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti i SHBA-së Joe Biden], dhe pavarësisht se çfarë thotë dikush publikisht, ky kanal do të mbetet në fuqi”, tha Lavrov.
Source link