Ktheu Gjermaninë “në shina”, Nagelsmann i hapur për të zgjatur bashkëpunimin
Me siguri do të shkaktojë polemika në rrjet! Sara Hoxha takohet sërish me Dua Lipën (FOTO)
Partnerja e Ledri Vulës, Sata Hoxha, ka konfirmuar edhe njëherë se nuk është aspak xheloze për ish-të dashurat e tij.
Ditën e djeshme, ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet e qeshur në prapaskenat e “Sunny Hill Festival” me këngëtaren e famshme shqiptare, Dua Lipa.
Sara është kritikuar së shumti në rrjet për faktin që është shumë e afërt me ish-të dashurat e këngëtarit të njohur. Vetë ajo ka rrëfyer se nuk e ka aspak problem që ajo dhe Vula të takohen me Duan, madje i pëlqen që ish-i i partnerit ka qenë Dua Lipa dhe jo dikush tjetër.
Madje gjatë një interviste, Sara e pyetur se me kë do të donte që reperi të bënte një bashkëpunim nuk ka ngurruar aspak të përmendë emrin e Dua Lipës.
“Do doja shumë që të kishin një bashkëpunim bashkë. Kur e takova vjet nuk ishte sikur po takoja Dua Lipën një superstar. Ishte shumë njeri me këmbë në tokë, ajo dhe familja e saj”, ka thënë Hoxha.