Ktheu Gjermaninë “në shina”, Nagelsmann i hapur për të zgjatur bashkëpunimin
Kujdesi i flokëve: Cardi B tregon recetën me qepë
Cardi B zbuloi rutinën e saj të kujdesit të flokëve për ndjekësit në Instagram. Po, qepë! Reperja tregoi se i lan flokët me ujë të zier me qepë. “Në dy larjet e mia të fundit kam zier qepë dhe kam përdorur ujin për të larë flokët,” shkroi Cardi.“E kam përdorur 6 vjet më parë kur fillova rrugëtimin drejt rritjes së flokëve të shëndetshëm. E lashë sepse u bëra dembele. Nuk ka erë dhe shoh që po i jep shkëlqim flokëve të mi.”Flokët natyralë të Cardi-t duken të shëndetshëm dhe me shkëlqim. “Funksionon me të vërtetë,” shkruan dikush. Qepët përmbajnë përbërës që mund të ndihmojnë në përmirësimin e flokëve të thatë dhe të dëmtuar, sipas një artikulli të Healthline. Perimet mund të ndihmojnë në rritjen e flokëve dhe të trajtojnë alopecian. Tani, më lejoni të vendos në zjarr një tenxhere me ujë dhe qepë.