Balenat e spermës janë parë duke përdorur armën e tyre të fundit kundër orkave sulmuese:
VIDEO/ Kacafyten Tuchel e Conte
Thomas Tuchel dhe Antonio Conte janë përplasur mjaft ashpër pas përfundimit të ndeshjes mes Chelseat e Tottenham.
Pas shtrëngimit të duarve, Tuchel nuk ia lëshoi dorën Contes, pasi ky i fundit nuk e shikoi në sy dhe Tuchel i bëri thirrje që ta shikonte.
Conte u nervozua me këtë veprim të Tuchel me të cilin përplasja sa nuk filloi në fizike, ku më pas ndërhynë edhe lojtarët për t’i qetësuar.
Thomas Tuchel dhe Antonio Conte më pas u ndëshkuan me karton të kuq, të cilët do të mungojnë në bankën e ekipeve të tyre në ndeshjen e radhës.
Chelsea dhe Tottenham ndanë pikët ku barazuan me rezultat 2-2.