Liverpooli mendon për pasuesin e Salah, alternativë edhe ish-in e Ajaxit
Philips: Vuçiq si një “qen i butë” i Putinit
Drejtori i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, David Phillips, shprehet skeptik se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të sjellë rezultate konkrete. Phillips ka thënë se Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është një “qen i butë” dhe i dëgjueshëm i Vladimir Putin. Pas tensioneve në veri të Kosovës, takimi mes dy delegacioneve po shihet i domosdoshëm nga komuniteti ndërkombëtar.
Por, nga ky takim nuk po pret asgjë konkrete njohësi i çështjeve politike për rajonin e Ballkanit, David Phillips.
“Unë nuk pres ndonjë rezultat konkret derisa Serbia nuk e pranon se e ka humbur Kosovën. Serbia duhet të ndërmarrë hapa konkret që ta njoh Kosovën si shtet të pavarur e sovran”, thotë ai.
Phillips ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në veri të vendit ku situata ishte e tensionuar. Ai nuk pret që Serbia do ta ketë guximin që ta sulmojë Kosovën për aq kohë sa Rusia nuk e inkurajon për një veprim të tillë.
“Vetë Serbia nuk do ta sulmojë Kosovën nëse Rusia nuk inkurajon atë për një konfrontim. Rusia synon të nxis një konflikt në Ballkan në mënyrë që ta largoj vëmendjen e perëndimit nga Ukraina. Vuçiq është një qen i butë në prehrin e Putinit dhe nuk do të veprojë i vetëm”, thekson Philips.
Tutje, amerikani nuk e sheh si problem zbatimin e reciprocitetit nga Qeveria e Kosovës. Sipas tij, kjo do të nxiste vetëm marrëdhënie më të mira fqinjësore.
“Zbatimi i masave të reciprocitetit është kritik për përparimin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, nënvizon ai.
Para takimit në Bruksel që të do mbahet me 18 gusht, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 17 gusht do të mbajë takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin.