“Rrezik shtatzënie?”, Rudina Dembacaj zbulon problemin shëndetësor që ka
Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, herë pas here bën bashkëbisedime virtuale me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale.
“Do bisedojmë pak? Se më kanë dënuar të rri shtrirë!”, ka shkruar Rudina së fundmi në “Instastory”, ku më pas nuk kanë munguar pyetjet e shumta për të.
Menjëherë një ndjekëse i ka shkruar aktores duke e pyetur nëse bëhet fjalë për një “rrezik shtatzënie.”
Rudina e ka sqaruar se ka tjetër problem: “Jo nuk kam rrezik shtatzënie! Kam muskulin piriformis që prek nervin shiatik dhe nuk ec dot”.
Ndërkohë kujtojmë se më herët, në një intervistë, ajo ka folur për marrëdhënien e saj me Mark Frrokun.
“Patjetër që ka turbulenca, turbulenca shumë të lehta do thoja. Dhe jam shumë e lumtur për këtë dhe shumë krenare, sepse diskutimet tona shkojnë maksimumi në debate. Në fillimet tona… të lexoj çfarë i kam thënë sot Markut. Unë gjatë gjithë kohës bëj shumë shaka me Markun sepse dua ta kujtoj gjatë ditës, por nuk e bezdis ndonjëherë, as ai mua, me këtë ‘alo ça po bën’. Më duken shumë klishe. Dhe për t’i thënë në një farë mënyre tjetër që e dua i thashë: ‘Zemër ka raste që mendoj se nuk do të të lë asnjëherë dhe frikësohem. Se sikur po më ndryshon karakteri’”, ka thënë aktorja e njohur.