Besoni ose jo – Kjo është kryeministrja e Finlandës (VIDEO)
Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të videove të zbuluara ku shihet kryeministrja duke u kënaqur në një nga festat e saj private.
Siç raporton portali finlandez, Iltalehti, në rrjetet sociale janë shfaqur video në të cilat shihet Marin duke kërcyer dhe kënduar në shoqërinë e politikanëve, influencuesve dhe prezantuesve të radios dhe televizionit finlandez.
“Jeta e Sanna Marin devijon nga stili tradicional i kryeministrave, gjë që shkakton vëmendje dhe debat të madh në publik”, shkroi Iltalehti.
Me rastin e regjistrimeve, mediat në Finlandë kërkuan një koment nga vetë kryeministrja, e cila theksoi se nuk ka parë asgjë të diskutueshme në festën ku ka marrë pjesë, raporton euronews.
“Kam kërcyer, kënduar, festuar dhe bërë gjëra të ligjshme, nuk e di që kam bërë ndonjë gjë të paligjshme, ndaj nuk e shoh të nevojshme të ndërhyjë policia. Mbrëmjen e kam kaluar me miqtë e mi, kam pirë pak, jo shumë”, tha Marin.