Miratimi i ndihmës nga SHBA ‘trimëron’ Kievin, ministri ukrainas thirrje për luftë: Epoka e paqes
Pamje të rënda/ Policët rrahin brutalisht një burrë
Një video e rëndë që qarkullon në mediat sociale, ku protagonistë janë tre policë të Arkansas që dhunojnë brutalisht një burrë.
Videoja që ka shkaktuar bujë në SHBA, tregon 2 policë që kanë shtrirë në tokë një burrë, ndërsa një kolegu i tyre e godet me grushte në kokë.
Sipas mediave vendase, burri i dhunuar ishte një person i arrestuar, i cili kishte shkuar për të vjedhur në një dyqan. Raporti i incidentit thotë se kur oficerët shkuan për të folur me të dyshuarin, ai e shtyu zëvendësin e një sherifi në tokë dhe e goditi me grusht në pjesën e pasme të kokës.
Policët janë pezulluar nga detyra, ndërsa pritet vendimi i gjykatës për ta. Sa i përket të arrestuarit, identiteti i të cilit nuk dihet, pas ngjarjes është dërguar në spital dhe akuzohet për kërcënime terroriste, rezistencë ndaj autoritetit dhe sulme.