Al Pacino dhe Dan Stevens do të luajnë në filmin ekzorcist të bazuar në një
A i ka lënë Hueyda ndonjë amanet? Rrëfehet bashkëshorti i artistes së ndjerë: Për të është thjesht një ëndërr dhe do të kthehej…
Bashkëshorti i artistes së ndjerë, Hueyda El Saied, Thierry Grosjean, ka dhënë një ditë më parë një intervistë emocionuese për emisionin “S’e Luan Topi”.
Thierry Grosjean u shpreh se është “shumë emocionuese të shohësh Hueyda-n në ekran dhe t’i dëgjojë zërin”.
Në fillim të intervistës, ndërsa po ju prezantoja dhe e kujtova publikun që për pak ditë do të mbushet një vit që nga largimi i Hueyda nga kjo jetë, fola edhe për pacienten numër 271. Është letra e saj e fundit nëse nuk gabohem
Nuk është letër në fakt, është më tepër si një dëshmi. Ishte një video e bërë këtu në Luksemburg, së bashku me mua dhe disa miq tanët. Unë vendosa ta ndaj me të gjithë këtë dëshmi, në ditën e fundit të tetorit rozë. Sepse mendoj se është gjithçka e rëndësishme për Hueyda dhe kanceri i gjirit është kauzë e rëndësishme për t’u luftuar për mua dhe Gabrielin.
E ka shkruar apo regjistruar me zërin e saj si dëshmi?
Jo, e regjistroi. Është zëri i Hueyda
Si ndihesh kur dëgjon zërin e saj? Për ne publikun shqiptar është një rikujtesë se sa e dhimbshme ishte humbja e saj
Është ende shumë emocionale për mua. Thjesht të dëgjoj zërin e saj është shumë e rëndësishme dhe emocionale sikur thashë për mua dhe Gabrielin. Përpara se ta ndaja këtë dëshmi në mediat sociale, kishim pak nevojë ta përkthenim në anglisht dhe ishte shumë e vështirë që ta përkthenim çdo fjalë me zërin e Hueyda pa qarë. Ishte shumë e komplikuar.
Në dëshminë e saj nuk falënderon vetëm mjekët dhe stafin mjekësor, por edhe pacientët e tjerë
Mund ta mendoni, ajo ishte edhe ylli i spitalit. Ajo ishte e paparë. Edhe gjatë javës së fundit, përpara se të ndahej nga jeta, ajo ishte shumë e fortë. Dhe kurrë, kurrë nuk u dorëzua. Ajo bëri edhe pikturën e saj të fundit.
A të ka lënë ajo ndonjë amanet të fundit? Di që Gabrieli ishte amaneti më i rëndësishëm që ajo të ka lënë
Jo, nuk la asnjë amanet, sepse për të është thjesht një ëndërr dhe do të kthehej për pak ditë. Sepse isha atje, e mbështeta sigurisht dhe kaq. Ajo thjesht po fle me yjet tani, kaq.
Source link