Irani bën thirrje që SHBA të përjashtohet nga Kampionati Botëror
Media shtetërore iraniane ka bërë thirrje që SHBA të përjashtohet nga Kupa e Botës 2022 pasi Federata e Futbollit e Shteteve të Bashkuara ndryshoi flamurin e Iranit në platformat e saj të mediave sociale për të treguar mbështetje për protestuesit në Iran.
Federata kishte shfaqur përkohësisht flamurin kombëtar të Iranit në llogaritë e saj zyrtare në Twitter, Instagram dhe Facebook pa emblemën e Republikës Islamike. Një grafik tashmë i fshirë i renditjes së Grupit B, i postuar të shtunën, shfaqte flamurin iranian vetëm me ngjyrat e tij jeshile, të bardhë dhe të kuqe.“Ne presim një ndeshje paqësore dhe konkurruese në fushë.
” Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të gjejnë mënyra për të mbështetur popullin iranian përballë dhunës së sponsorizuar nga shteti ndaj grave dhe një shtypje brutale kundër protestuesve paqësorë”, tha Departamenti i Shtetit për CNN.