“Marr ilaçe që më shtojnë në peshë”/ Bebe Rexha u përgjigjet atyre që i sugjeruan ndërhyrje kirurgjikale: Vuaj nga… (FOTO)
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit “I’m good (Blue)” me David Guettan.
Por jo vetëm kaq, pasi së fundmi ka qenë pjesë edhe e eventit të rëndësishëm, ku performoi live në NRJ Music Awards 2022. Suksesi ka arritur edhe më tej, duke u dominuar edhe për mbrëmjen e madhe të çmimeve, “Grammy Awards 2023”.
Artistja e famshme ndërkohë vazhdon të jetë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet muzikore.
Së fundmi 33-vjeçarja i është përgjigjur një fansi i cili i sugjeroi asaj një ndërhyrje estetike për të humbur peshën, për të cilën është kritikuar shpesh herë.
“I dashur, unë ha shumë dhe kam sindromën e vezoreve policistike dhe marr ilaçe që më bëjnë të shtoj peshë. Më beso se do të doja të isha më e vogël jo më e madhe”, shkroi Bebe Rexha në “Twitter”.
Source link