Flamuri i Skënderbeut, kuqezi apo verdhekuq? A e ka pasur Yllin e Davidit?
Osmani thotë se bashkë me Shqipërinë do të rrugëtojnë drejt BE-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e Flamurit janë ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptarë.
Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë bashkë me liderët shtetëror të Shqipërisë dhe Kosovës.
Ajo ka thënë se ashtu siç kemi ecur së bashku në bërjen e dy shteteve, bashkë do ta bëjmë edhe rrugëtimin drejt integrimit në BE.
“Që prej Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, Ismajl Qemalit, Hasan Prishtinës e Isa Boletinit, e deri te presidenti historik Ibrahim Rugova dhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari – një ëndërr dhe një ideal kishim. Sot, Kosovë e Shqipëri, bashkërisht në Vlorë, kujtojmë në këtë 110 vjetor, gra e burra, të cilët e bën të mundshme projektin e shteteve tona të pavarura. Siç e kemi bërë bashkërisht rrugën historike, bashkërisht do ta kemi rrugëtimin tonë për në familjen evropiane”, ka shkruar Osmani në Facebook, duke uruar festën.