Ditari sekret i Enver Hoxhës: Projekti i panjohur për t’u hapur me Perëndimin që në
Shekip Fazliu tregon histori të rrallë nga sulmi i forcave serbe në Prekaz dhe rezistenën e Jasharëve
Bashkëluftëtari i komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit, Shekip Fazliu ka rrëfyer se si para luftimeve të datave 5, 6 e 7 mars 1998 në Prekaz, kishin një orar sipas së cilit bënin roje.
Në një rrëfim në emisionin “Respublika” në Tëvë1, Fazliu thotë se Adem Jashari dhe Hamëz Jashari nuk qëndronin jashtë shtëpisë për shkak të sulmeve paraprake që kishin ndodhur.
“Në shtëpi siç e ceka më herët janë organizuar roje e mbrëmjes. Grupi i parë ka qenë Fitimi, djali i Ademit me Besimin, djalin e Hamzës dhe Ajvaz Jashari, djali i kushëririt të cilët, tretë gjatë luftimeve bien në luftime për të vazhduar më vonë grupi nga 12:00 i natës vazhdon Hamëza me Ragip Jasharin. Ndërsa para se me dal në rojë kthehet komandanti pasi që ai nuk donte të largohej nga shtëpia sepse kishin ndodhur sulmet paraprake dhe ai nuk kishte dhe në atë kohë siç e kanë treguar familjarët luftimet që kanë ndodhur në ramazan kur ka luftuar Shabani me Kushtrimin, Fitimin për të zmbrapsur atë sulm të rreptë dhe komandantin dhe Hamëza kishin vendosur mos ta kalojnë më natën jashtë shtëpisë”, tha ai.
Tutje, Fazliu rrëfen se Hamëz Jashari ishte informuar vazhdimisht se forcat serbe po afroheshin po qëndronin afër shtëpisë së Jasharëve.
“Mirëpo edhe pse Hamëza kishte hyrë brenda pas 20 minutave është kthyer te unë dhe më tregoi se ka marrë telefonatë nga Drenasi, emrin e të cilit nuk e mbaj mend, por e mbaj mend kur e kishte telefonuar Halil Meha i cili kishte pasë në hyrje të fabrikës një lokal dhe kishte thënë se ka lëvizje të shumta në fabrikën e municionit. Për të vazhduar më vonë erdhi Hysen Gucati që i takonte formacioneve të UÇK-së kishte qenë te shokët në Prekaz dhe thotë se nga Mitrovica është e mbushur me kamionë, tanke dhe makineri serbe dmth Hamza komunikon me të dhe m’i tregon këto”, tha ai në emisionin “Respublika” me Zijadin Gashin.