Balenat e spermës janë parë duke përdorur armën e tyre të fundit kundër orkave sulmuese:
Burri që u ul këmbëkryq para policisë serbe
30 vjet më parë Remzi Kica po provonte ta bindte Faik Rexhepin që të lëvizte nga vendi.
Kjo pasi Faik Rexhepi, u ul këmbëkryq para policëve serbë, kur protestuesit e tjerë filluan të iknin.
Por, tentimi i Kicës ishte i pasuksesshëm. “Unë afrohem e kap të dora e djathtë. Ai më njofti, me tha professor të lutëm largohu. Me tha unë di të godas më dorën e majtë, I thashë që mua dora e majtë nuk më dhemb”, tha ish-profesori, Remzi Kica.
Kjo ngjarje ndodhi në vitin 1990, kur kosovarët po protestonin për të drejtat e tyre, teksa pritej ardhja e një delegacioni amerikan në Prishtinë.
Ky veprim i Rexhepit, u kap nga fotografi, Hazir Reka. Ndërsa tri dekada më pas u vesh në bronz, nga skulptorja Eliza Shala.
E një ditë pasi u zbulua kjo skulpturë, autorja thotë se mirëpriti edhe kritikat. Kjo skulpturë, të martën zgjoi kureshtjen e qytetarëve të Prishtinës.
Ndërsa ata më të moshuarit, e mbajnë në mënd mirë veprimi e Faik Rexhepit. E për ta parë nga afër këtë skulpturë, erdhën edhe qytetarë nga Tirana.
Skulptura e punuar nga Eliza Shala, është në kuadër të promovimit të artistëve të rinj në Prishtinë.