Elhaida Dani rrëfen gjithçka në ‘Më lër të flas’!
“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, ku tashmë ka nisur dhe sezonin e dytë me po të njëjtët moderator Romeo dhe Donald Veshaj.
E ftuar në pjesën e parë të emisionit të mbrëmjes së sotme ishte këngëtarja, Elhaida Dani, për të na treguar më shumë rreth karrierës muzikore, jetës personale dhe sigurisht pjesëmarrjes në spektaklin “Dancing with the Stars”.
Gjatë intervistës Elhaida është pyetur nga vëllezërit Veshaj rreth projekteve të reja muzikore dhe këngëtarja e ka dhënë një përgjigje për këtë.
Elhaida na tregoi ‘fiksimin’ e saj të vogëlisë dhe na zbuloi se shumë shpejtë mund të kemi një bashkëpunim nga ajo dhe Ermal Fejzullahu.
Vdisja fare kur kam qenë e vogël. Kush ka qenë ajo gocë që nuk vdiste për Ermalin. Do doja shumë të kishim një bashkëpunim, madje dhe e kemi biseduar. Kënga ime e re do të vijë këtë muaj. Është ‘single’. Nuk do jetë vetëm një këngë do të jenë disa, mund të ketë dhe bashkëpunime.
Source link