Miratimi i ndihmës nga SHBA ‘trimëron’ Kievin, ministri ukrainas thirrje për luftë: Epoka e paqes
Elhaida Dani zbulon personazhin me të cilin nuk ka folur për dy javë në “Dancing with the Stars”!
“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, ku tashmë ka nisur dhe sezonin e dytë me po të njëjtët moderator Romeo dhe Donald Veshaj.
E ftuar në pjesën e parë të emisionit të mbrëmjes së sotme ishte këngëtarja, Elhaida Dani, për të na treguar më shumë rreth karrierës muzikore, jetës personale dhe sigurisht pjesëmarrjes në spektaklin “Dancing with the Stars”.
Gjatë intervistës binjakët i kanë kërkuar Elhaidës të tregoj ndonjë sekret nga prapaskenat e spektaklit, ajo tha se nuk kishte folur për dy javë me partnerin e saj në kërcim, Ledjanin.
Ajo tha se të dy grindeshin në prapaskena dhe nuk shkruanin me njëri-tjetrin, por flisnin vetëm të premten e spektaklit.
“Pyetja ishte me aq nivel, pyetje që bëhen në Amerikë, nuk kemi, e vetmja që më vjen është se unë me Ledin, partnerin tim s’kemi folur për dy javë rresht në prova, flisnim vetëm natën e shfaqjes, dhe asnjëri nuk e dinte këtë gjë, tani që e thashë ishalla nuk do t’i ngeli hatri, nuk besoj, por nja dy javë…nuk e di me kë shkruan apo me kë nuk shkruan, nuk ishte ky motivi, ishim duke u zënë në prova dhe askush nuk e dinte mes nesh, flisnim vetëm të premten”,
Source link