Ditari sekret i Enver Hoxhës: Projekti i panjohur për t’u hapur me Perëndimin që në
Rama flet para samitit: Serbia do të marrë pjesë, e kundërta do të ishte katastrofë për Vuçiqin
Kryeministri Rama ka dalë mesditën e sotme në një bashkëbisedim LIVE në rrjetet sociale, teksa i është përgjigjur pyetjeve të komentuesve, por edhe të gazetarëve.
I pyetur në lidhje me mungesën e Serbisë në Samitin që do të mbahet në kryeqytetin shqiptar mes Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, Rama tha se Aleksandër Vuçiç nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të vijë në këtë Samit, sepse e kundërta do të ishte katastrofë jo vetëm për të, por edhe për Serbinë.
“Presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër për të mos ardhur në Samit, sepse e kundërta do të ishte katastrofë për atë vetë dhe për Serbinë.”Kryeministri Edi Rama.
Rama e konfirmon: Mungon Kryeministri spanjoll në Samit
Ndërkohë, duke folur për këtë çështje, Rama konfirmoi mungesën e Pedro Sánchez, Kryeministri i Spanjës.
“Kryeministri i Spanjës Pedri Sanchez nuk do jetë se atë ditë ka ditën e Kushtetutës dhe ka një rëndësi të madhe për spanjollët dhe për këtë arsye nuk do jetë i pranishëm, por letra e tij është jashtëzakonisht mbështetëse dhe më shumë se e mjaftueshme për pamundësinë e pjesëmarrjes. Ndërkohë që të gjithë të tjerët do të jenë të pranishëm”.
Kryeministri Edi Rama