Ambasadori Hill: Duhet edhe një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra

PDK thotë se Asociacioni është përgjegjësi e Qeverisë
Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se çështja e formimit të Asociacionit është përgjegjësi e Qeverisë.
Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri, ka thënë të hënën se ekzekutivi duhet t’i japë drejtim kësaj çështje dhe se partitë opozitare nuk janë vendimmarrës.
“Përgjegjësitë Kushtetuese janë të ndara, ne jemi parti opozitare nuk jemi vendimmarrës në këtë vend. Këtyre çështjeve duhet tu jap drejtim Qeveria e Kosovës. Duhet të kemi qëndrime të qarta të Qeverisë karshi kërkesave dhe obligimeve të Qeverisë për kërkesat që vijnë qoftë nga SHBA apo BE”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku ka konfirmuar pjesëmarrjen e PDK-së në takimin e thirrur nga ambasada e ShBA-së në Prishtinë për të diskutuar për Asociacionin.
Ai ka quajtur kryeministrin Kurti të papërgjegjshëm, duke thënë se i kanë dhënë mbështetje për ta rrëzuar marrëveshjen për Asociacionin nëse e sjellë në Kuvend.
“Kurtit i kemi thanë që nëse je kundër Asociacionit sjelle marrëveshjen në Kuvend rrëzo dhe ta përkrahim. Por ai nuk ka guxim të marrë asnjë veprim. Ky njëri i papërgjegjshëm duhet t’i jep një drejtim”, ka thënë Tahiri.
Ai poashtu ka thënë se raportet aktuale të Kosovës më ShBA-në për shkak të kësaj qeverie janë shqetësuese.