Ambasadori Hill: Duhet edhe një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra

Rohde: Asociacioni është vonuar, ai do t’i kontribuojë bisedimeve për normalizim
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se pajtohet me emisarin Escobar dhe këshilltarin e DASh-it Chollet, të cilët përmes një shkrimi të përbashkët thanë se përmes themelimit të Asociacionit, Kosova do të realizojë një element kritik të nevojshëm për ta ndërtuar të ardhmen e saj.
Rohde ka shkruajtur se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është vonuar dhe formimi i tij do t’i kontribuonte bisedimeve për normalizim.
“Plotësisht dakord: Më 27 qershor 2013 Kosova u zotua të themelojë ASM-në. Është e vonuar dhe do të çojë përpara bisedimet e normalizimit”, ka shkruar ai në Twitter, teksa ka shpërndarë qëndrimin e dyshes Chollet-Escobar.