Sot publikohet drafti për themelimin e Asociacionit
Çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ditëve të fundit është bërë temë kryesore.
Si rrjedhojë e kësaj, sot Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES), do të prezantoj një draft-statut për Asociacionin i cili është është i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP).
“Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë do të prezantojë dhe diskutojë rezultatin e punës sonë për një draft statut për një “Asociacion të Komunave në Republikën e Kosovës në të cilën komuniteti serb i Kosovës është shumicë”, të hartuar në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP)”, thuhet në njoftimin e FES.
Dokumenti përmban 18 nene ndërsa që në nenin e parë theksohet se Asociacioni është një entitet legal i themeluar në bazë të Kushtetutës dhe sistemit ligjor të Republikës së Kosovës.
Në fillim të këtij dokumentit të propozuar nga FES thuhet se ky mekanizëm themelohet në bazë të Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë të Parimeve për Normalizimi i Marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Ndërkohë, në nenin e parë të këtij draft statuti është vënë një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme.
“Asociacioni/Bashkësia është si subjekt juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Republikës së Kosovës” thuhet në nenin e parë të këtij dokumenti.
Në këtë draft është paraparë edhe struktura organizative e Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe, që për organ më të lartë ka Kuvendin e Asociacionit.
Në këtë draft janë paraparë edhe kompetencat që do të ketë Asociacioni në fushën në të gjitha fushat.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.
Kjo është përmbajtja e dokumentit:
Pas takimeve që pesë diplomatët ndërkombëtarë – Emmanuel Bonne, Jens Plettner, Francesco Talo, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajack – kanë pasur në Prishtinë dhe Beograd, dhe prezantimit se çka është propozimi evropian si një platformë për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi, këtu janë dhjetë pikat e planit franko-gjerman, në të cilat është e bazuar kjo platformë:
Neni 1
Palët do të zhvillojnë në mënyrë reciproke marrëdhënie normale, të mira fqinjësore mbi bazën e të drejtave të barabarta.
Të dyja palët do të njohin në mënyrë reciproke dokumentet përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat e makinave dhe vulat doganore.
Neni 2
Të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimi dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato për të drejtat sovrane të shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën për vetëvendosje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin.
Neni 3
Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet ndërmjet tyre vetëm me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.
Neni 4
Palët pajtohen se asnjëra prej tyre nuk mund të përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj.
Neni 5
Të dyja palët do të mbështesin aspiratat e tyre për tu bërë anëtare në Bashkimin Evropian.
Neni 6
Derisa marrëveshja bazë përfaqëson një hap të rëndësishëm në normalizim, të dyja palët do të vazhdojnë procesin e dialogut të udhëhequr nga BE me një momentum të ri, duke çuar në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.
Palët dakordohen që në të ardhmen do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, në drejtësi dhe zbatim të ligjit, postë dhe telekomunikacion, shëndetësi, kulturë, religjion, sport, mbrojtjen e mjedisit, personat e zhdukur dhe fusha të tjera, të ngjashme duke arritur marrëveshje specifike.
Neni 7
Të dyja palët avokojnë për arritjen e marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, në mënyrë që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e ofrimit të shërbimeve në Kosovë disa fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe Qeverisë së Kosovës.
Palët do ta formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.
Neni 8
Palët do të shkëmbejnë misione të përhershme. Ato do të vendosen në selinë e qeverisë respektive.
Çështjet praktike që lidhen me vendosjen e misioneve do të trajtohen ndaras.
Neni 9
Angazhimi i BE-së dhe donatorëve të tjerë për të krijuar një paketë ndihme financiare për projektet e përbashkëta të palëve për zhvillimin ekonomik, tranzicionin e gjelbër dhe fusha të tjera kyçe.
Neni 10
Palët do të krijojnë një komision të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, që do të monitorojë zbatimin e kësaj marrëveshje.
Të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme.