Ambasadori Hill: Duhet edhe një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra

LDK-ja vendos ta bojkotojë RTK-në
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur t’i bojkotojë paraqitjet në Radiotelevizionin e Kosovës.
Kjo parti deri te ky vendim ka ardhur pas emërimit të Rilind Gërvallës drejtor të përgjithshëm në këtë medium, pas pretendimeve se i njëjti është aktivist i partisë në pushtet.
“LDK po ashtu i bën thirrje të gjithë akterëve të tjerë, subjekteve politike e organizatave vendore e ndërkombëtare si dhe figurave të pavarura që të ndjekin një hap të tillë. LDK solidarizohet me gazetarët dhe të gjithë punëtorët që kanë punuar shumë dhe kanë informuar të gjithë qytetarët tanë drejtë dhe në mënyrë të pavarur”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu LDK-ja ka kërkuar anulimin e procesit të përzgjedhjes së Gërvallës drejtor.
“Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se përzgjedhja e një aktivisti politik në krye të kanaleve shqip në RTK është kapje e plotë e këtij institucioni publik i cili po shndërrohet në mjet propagande për pushtetin. LDK ka reaguar rreth kësaj përzgjedhje dhe deri në anulimin e këtij procesi me të gjitha strukturat e saj udhëheqëse do ta bojkotojë prezencën në këtë kanal publik”, thuhet në njoftim.