Dëmtohet rëndë në stërvitje, a do ta blejë PSV lojtarin e Barçës?
Borrell e Escobar: Zbatimi i marrëveshjes të nis menjëherë
Dy diplomatët e lartë, Josep Borrell dhe Gabriel Escobar, marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë po e cilësojnë shumë të rëndësishme.
Madje Shefi i diplomacisë evropiane, Borrell, ka dekaruar se Bashkimi Evropian do e përcjell nga afër zbatimin e marrëveshjes, për të cilën janë pajtuar të dyja vendet.
“Kishim diskutime të gjata, dhe më në fund kemi një marrëveshje, e cila do të konsiderohet si pjesë integrale e rrugës evropiane për të dyja vendet. BE-ja do të jetë pjesë e kapitujve të negociatave me Serbinë, kapitulli 35, dhe do të përfshihet në dokumentet e normalizimit dhe kërkesat për Kosovën. Pra, tani është diçka përpiluese dhe ne do të duhet të shikojmë nga afër zbatimin, të dyja palët ranë dakord dhe u angazhuan për ta bërë atë. Pra, le të shikojmë me kujdes se si do të ndodhë”
Kurse, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Kosova dhe Serbia duhet të nisin menjëherë të zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve.
“Rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë është jashtëzakonisht e kushtëzuar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje.Kjo marrëveshje është nisja e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë, megjithatë ka ende shumë punë që duhet të bëhet përtej kësaj marrëveshjeje”, tha diplomati amerikan.
Escobar mes tjerash ka folur edhe për çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai bëri të ditur edhe njëherë se asociacioni nuk duhet ta shkelë strukturën kushtetuese të Kosovës.
“Ne besojmë se duhet të jetë një që i shërben interesave të popullit të rajonit, një që funksionon për të dyja palët, që lejon serbët etnikë të marrin pjesë plotësisht në jetën civile dhe demokratike të Kosovës, por po ashtu duhet të jetë një asociacion që nuk shkel strukturën kushtetuese të Kosovës apo prek funksionalitetin e saj. Brenda kësaj ka shumë modele dhe shumë opsione dhe ne shpresojmë se do të kemi bisedime me të dyja palët që të mund të arrijmë, jo vetëm te një opsion i përbashkët, por te një opsion atraktiv”, tha Escobar.
Edhe në takimin e fundit që u zhvillua në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk pranoi ta nënshkruaj marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.