Shkencëtarët identifikojnë një lidhje midis gjumit dhe rrezikut të diabetit të tipit 2: ScienceAlert
Haradinaj: Tri objektiva duhet të arrihen në fazën e parë të zbatimit të marrëveshjes
Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet t’i arrijë tri objektiva në fazën e parë të zbatimit të Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se Kosova duhet të futet në Partneritet për Paqe të NATO-s, të rikthehet në agjendën integruese evropiane, e të kthehen njohjen, si dhe të rivendoset rendi dhe ligji në veri dhe të mbahen zgjedhjet lokale.
“Janë tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova qysh në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes kornizë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. E para, ta arrijë partneritetin për paqe si fazë e parë e anëtarësimit në NATO; Të rikthehet në agjendën integruese evropiane, duke e rikthyer edhe procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, si dhe; Ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale atje! Krahas obligimeve të marra, këto duhet të jenë prioritetet e Qeverisë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes së Ohrit!”, ka shkruar Haradinaj.