VIDEO/ PSD “sulmon” veturën e Glauk Konjufcës
Anëtarja e Kryesisë së PSD-së, Natyrë Kuçi ka shpërnadarë një video nga aksioni i sotëm i tyre, kundrejtë kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Në video shihen aktivistë duke shkruajtur me sprej në veturën e Konjufcës me mbishkrimin “Edhe asi edhe ksi”.
Sulmi ndaj Konjufcës pason intervistën e tij në emisionin ResPublika, ku ai pranon një lloj Asociacioni, por jo Asociacion me kompetenca ekzekutive.
Ndryshe ditë më parë Aktivistë të PSD-së, kanë gjuajtur me “milkshake” dhe me tortë zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi. Teksa në tortë ata e kishin vendosur mbishkrimin ‘Përhajër Zajednica’.
Me këto aksione ata po kundërshtojnë qasjen e Qeverisë Kurti në dialogun me Serbinë