Liverpooli mendon për pasuesin e Salah, alternativë edhe ish-in e Ajaxit
Veriu i trazuar, ngre në këmbë KFOR-in, SHBA-në e BE-në
Qytetarë serbë u mblodhën para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, ku më 26 maj Policia e Kosovës hyri me forcë për të instaluar kryetarët e rinj shqiptarë.
Përleshjet që shpërthyen midis protestuesve serbë dhe policisë bënë që Serbia të ngrejë gatishmërinë luftarake të ushtrisë së saj.
Bashkësia ndërkombëtare e dënoi fuqishëm vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri. NATO-ja kërkoi shtensionimin e menjëhershëm të situatës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrojti veprimet e policisë, duke thënë se çdo opsion tjetër do të ishte “mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë ndaj kryetarëve të rinj”.
Rakiq goditet me shishe boshe
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, kërkoi nga të tubuarit para ndërtesës së Komunës në Zveçan që të lëvizin, në mënyrë që të kalojnë dy automjete të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.
Të tubuarit nuk lejuan duke thirrur “tradhti”.
Kur ndaloi pranë mjetit të njësisë speciale, ata hodhën shishe boshe në drejtim të tij.
Hovenier del nga takimi me dy kryetarët
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovnier, u pa duke dalë nga takimi me kryetarin e Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, dhe me atë të Zveçanit, Ilir Peci, por nuk u deklarua për mediat.
Takimi u zhvillua në Zyrën e BE-së në Prishtinë.
Ambasadori Hovenier u pa duke hyrë më pas në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Kërkesat e Rakiqit
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se janë dy kërkesa që ua ka përcjellë përfaqësuesve të KFOR-it dhe ambasadorëve të huaj në Prishtinë, në mënyrë që protestuesit serbë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave në veri, ku edhe janë tubuar.
“Kërkesat tona janë që sherifët – siç e quajnë veten – të paligjshëm, të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i udhëheqin të afërmit e tyre. Dhe, të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e komunës, përreth komunës, të tërhiqen në jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit”, tha Rakiq, duke folur nga Zveçani.
“Deri në plotësimin e kërkesave tona do të qëndrojmë këtu”, tha nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq.
“Ne nuk do të largohemi prej këtu derisa ata të tërhiqen”, shtoi ai.