Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Policia ndërhynë në lokalet për masazh në Prishtinë, Ferizaj e Prizren
Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion, ku janë përfshirë 22 lokacione në të cilat janë takuar 35 persona.
“Bazuar në informacionet intelegjente dhe nga burimet e hapura, disa lokale të cilat ofrojnë shërbime për masazhe, edhe përkundër ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë në këtë kohë pandemie, dyshohej se kanë kryer veprimtarinë e tyre në mënyrë ilegale, duke paraqitur rrezik për shëndetin publik dhe të vet personave pjesëmarrës”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Në Prishtinë, janë kontrolluar (14) lokacione, prej tyre (6) kanë qenë të hapura, ku janë takuar 23 persona, ndaj të cilëve janë marrë masat e nevojshme ligjore.

Në Ferizaj – objekt kontrolli kanë qenë (3) lokacione, por që kanë qenë të mbyllura, përderisa është kontrolluar edhe një restorant por nuk është vërejtur ndonjë dyshim.
Kurse në Prizren, objekt kontrolli kanë qenë (4) lokacione, prej tyre (2) kanë qenë të hapura, ku janë takuar 12 persona, ndaj të cilëve janë marrë masat e nevojshme ligjore.
Në këtë operacion të gjerë policor kanë marrë pjesë njësi të profileve të ndryshme policore, përfshirë edhe inspektor kompetent nga niveli qendror dhe ai lokal.
Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e të gjitha dukurive negative që bien ndesh me mos respektimin e vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së pandemisë.