
Fakte interesante – A i keni ditur…?
Për shumë gjëra, ne jemi mësuar të bëjmë një kërkim në google dhe ta marrim ashtu si është, pa ditur si dhe kush e krijoi atë produkt. Ndonjëherë, as në google ju nuk do të gjeni një përgjigje për fakte e fenomene të ndryshme. Ta zëmë nëse kërkoni kush e krijoi së pari hidratantin kundër zjarrit, s’ka një përgjigje. Më poshtë ju sjellim disa të dhëna interesante për produkte që ju i hasni çdo ditë.
Për çfarë shërben kjo vrimë në Iphone?

Është një mikrofon që shërben për regjistrimin e zërit kur e përdorni kamerën e pasme për të bërë video
Po vrima poshtë në dry- pse ekziston?

Vrima lejon kullimin e ujit, përkëtësiht që uji të dalë jashtë drynit, nëse ai i ekspozohet shiut. Po ashtu, kjo vrimë përdoret edhe për të vendosur yndyrë në të, nëse ai është bllokuar apo ndryshkur.
A ju kujton diçka logo e USB?

Askush nuk mund të imagjinojë që elektronika të shoqërohet me ujin. Por logoja USB ka një lidhje delikate me ujin. Ishte modeluar sipas tridentit të Poseidonit, perëndisë së Detit dhe ujërave. Ashtu si tridenti që simbolizon fuqinë, USB portretizohet si fuqi teknologjike.
Cili është emri i plotë i kukullës Barbie?

Emri i plotë i Barbie është Barbara Millicent Roberts. Prindërit e saj janë George dhe Margaret Roberts.
Kush e shpiku hidrantin e zjarrit?

Askush nuk e di përgjigjen, duke përfshirë edhe të gjithëdijshmen Google. Kjo pasi që zyra ku po mbahej patenta u dogj.
Kroasant (Croissants) janë prej Francës – Vërtetë???

Keni menduar se croissant është me origjinë nga Franca? Nëse po, atëherë nuk jeni vetëm. Duke pasur parasysh emrin francez, është e qartë se shumica e njerëzve do të mendonin se e kishin origjinën në Francë. Por kjo nuk është e vërtetë. Croissants në të vërtetë vjen nga Vjena e Austrisë.
Pse këto atlete quhen Sneakers

Atlete morën këtë emër sepse thembra e tyre prej gome nuk bën zhurmë gjatë ecjes.
/brightside.me/