Vdekja e të cilit trazoi SHBA-të
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga protestat mbarëkombëtare, pas vdekjes së një burri afrikano-amerikan, pas një arresti policor.
George Floyd, 46 vjeç, vdiq pasi u arrestua nga policia jashtë një dyqani në Minneapolis, Minesota.
Pamjet e arrestimit në 25 maj tregojnë një oficer të bardhë të policisë, Derek Chauvin, duke vendosur gjurin në qafën e z. Floyd ndërsa ai ishte i shtrirë në dysheme.
Chauvin, 44, është akuzuar për vrasje. Siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, ngjarjet kryesore që çuan në vdekjen e z. Floyd ndodhën brenda 30 minutave.
Bazuar në deklarimet e dëshmitarëve, pamjet video dhe deklaratat zyrtare, këtu janë ato që dimë deri më tani.
E gjitha filloi me një raport për një “kartëmonedhë të rreme” prej 20 dollarësh.
Një raportim u bë në mbrëmjen e 25 majit, kur z. Floyd bleu një paketë cigaresh nga Cup Foods, një dyqan ushqimesh.
Duke besuar se kartëmonedha 20 dollarëshe që ai përdori ishte e falsifikuar, një punonjës i dyqanit e raportoi atë në polici.
Z. Floyd kishte jetuar në Minneapolis për disa vjet pasi u transferua atje nga Houston i tij, në Teksas.