Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç në alarm: Gjermania dhe SHBA po lobojnë fuqishëm për ta miratuar,
Pesë premierat filmike që dalin këtë vikend
Përhapja e pandemisë Covid-19 ka bllokuar edhe kinematografinë. Shumë kinema në të gjithë botën ashtu edhe në Kosovë nuk janë rihapur si rezultat i masave të ndërmarra për mbrojtje ndaj koronavirusit. Mirëpo ju keni mundësi t’i shikoni disa prej filmave më të rinj të cilët dalin këtë javë në shtëpi.
The Last Days of American Crime
Ngjarja: Qeveria Amerikane ka vendosur të zbatojë një sinjal transmetues që e bën të pamundur që njerëzit të kryejnë krime si përgjigje ndaj rritjes së terrorizmit dhe akteve kriminale në të gjithë vendin. Kështu që një kriminel, një gangster dhe një haker bashkojnë forcat për të kryer krimin e fundit në Amerikë menjëherë përpara se sinjali të fillojë të transmetohet.
Filmin mund ta shikoni në Netflix
Becky
Ngjarja: Becky (Lulu Wilson) dhe babai i saj Jeff (Joel McHale) vendosin të bëjnë një udhëtim fundjavë në një shtëpi liqeni për ca kohë lidhjesh babë-bijë. Një fundjavë e qetë merr një kthesë dramatike kur një grup i të dënuarve të udhëhequr nga Dominick (Kevin James) pushtojnë shtëpinë e liqenit.
Filmin mund ta shikoni On Demand
Feral
Feral është një film që tregon jetën e një gruaje të pastrehë që jeton në tunelet e Neë York-ut.
Filmin mund ta shikoni On Demand
2040
Një dokumentar i mrekullueshëm rreth ndryshimeve klimatike. Frymëzuar nga vajza e tij katër vjeçare dhe bota që do të trashëgojë, Damon udhëton nëpër botë për të treguar se si do të duket jeta jonë në vitin 2040 nëse nuk ndërmarrim ndonjë veprim të menjëhershëm.
Filmin mund ta shikoni On Demand
Spelling the Dream
Ky dokumentar ndjek rrugëtimin shpresëdhënës të katër konkurrentëve në kompeticionin Scripps National Spelling Bee.
Filmin mund ta shikoni në Netflix