Nemanja Millosheviq për Geopost: Vuçiq pret Putinin në Danub dhe Trumpin në Shtëpinë e Bardhë,

Javën tjetër vendoset për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës
Fati i vazhdimit të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës pritet të prcaktohet javën e ardhshme nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA). Për shkak të pandemisë së Covid-19, ndeshjet janë pezulluar qysh në muajin mars.
UEFA ka paralajmëruar se Komiteti i saj ekzekutiv do të takohet më 17-18 qershor për të përcaktuar agjendën e ndeshjeve.
Finalja e Ligës së Kampionëve ishte përcaktuar që të organizohej në Stamboll, ndonëse UEFA ka thënë se është duke shqyrtuar “një varg mundësish” për të përfunduar turneun.
Kryetari i Madridit ka thënë më herët gjatë kësaj jave se zyrtarët e qytetit të tij kanë zhvilluar takime rreth mundësisë së organizimit të finales së Ligës së Kampionëve në qytetin që udhëheqin, nëse UEFA nuk zhvillon ndeshjen në Stamboll.
Në takimin e komitetit ekzekutiv, UEFA ka thënë se do të diskutohet edhe Gara Evropiane e Futbollit, Euro 2020, organizim që është shtyrë për vitin 2021.
Gara e 24 ekipeve do të zhvillohet në 12 qytete, në gjithë kontinentin evropian.