Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

S’janë filma horror – Disa nga vendet më të frikshme në botë
Bota në të cilën jetojmë është e mbushur përplot me bukuri dhe vende të mrekullueshme për t’i vizituar, por ajo ka edhe anën e saj të frikshme – vendet misterioze të cilat jo çdo kush ka guxim t’i vizitojë. Nga parqet më të tmerrshme, deri tek ishujt e mbushur me gjarpërinj, këto janë disa prej vendeve më të frikshme në botë.
Rruga Youngas, Bolivi
Rruga Youngas me gjatësi 80 kilometra shtrihet përmes pyjeve të dendur të Amazonës në një lartësi prej 4.500 metrash. Ajo nuk ka mbrojtëse anësore dhe shikueshmëria është e kufizuar për shkak të mjegullës dhe shiut. Çdo vit kjo rrugë u merrte jetën 200 deri 300 personave në Bolivi, andaj u bë e njohur si “Rruga e vdekjes”. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë kjo rrugë sot është bërë më tepër një destinacion i biçiklistëve aventuristë sesa rrugë automobilistike.

Akullnaja Taylor, Antarkditë
Mund të duket si një skenë krimi, por “Ujëvarat e gjakosura” janë plotësisht natyrale. Ky fenomen erdhi si pasojë e një liqeni të mbushur me mikrobe që gjendej më herët poshtë tij. Niveli i kripës së ujit është rreth 3 herë më i lartë se i oqeanit ndërsa në çarjen e çuditshme të saj shohim ngjyrën e kuqe.

Ishulli i Kukullave, Xochimilco, Meksikë
Ishulli i kukullave në Xochimilco, Meksikë është pjesë e Programit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-së. Ky ishull i vogël është i njohur për kukullat dhe pjesët e kukullave të varura në drunjtë dhe pemët e tij. Ai mund të duket si një film i frikshëm, por dikur ishulli ishte vendbanimi i një burrë i quajtur Julian Santa Barrera, i cili pasi zbuloi trupin e vdekur të një vajze Barrera, i vendosi kukullat nëpër drunj që t’i largonte “shpirtërat e ligë”.

Fshati Nagoro, Japoni
Nagoro është fshati japonez në të cilin jetojnë rreth 350 kukulla me përmasa njerëzore. Banorja e fshatit Tsukimi Ayano, filloi të krijonte kukulla për secalin banor që ndërronte jetë ose shpërngulej nga fshati. Aty mund të gjenden kukulla peshkatarësh përgjatë lumit, çifte pleqsh të ulur në stola, madje edhe nxënës të ulur në klasë. Prania e kaq shumë kukullave e bënë fshatin Nagoro të veçantë, por edhe të frikshëm.

Centralia, Pennsylvania
Nga fundi i viteve 1800 deri në vitet 1960, Centralia ishte një qytet i qetë, por mjaft i populluar në Pensilvani, falë minierave të tij të qymyrit. Sidoqoftë, kur një minierë zuri zjarr në mënyrë misterioze në vitin 1962, flakët filluan të përhapet në tokë përmes tuneleve ndërlidhëse. Qytetarët ishin të vetëdijshëm për situatën, por ata nuk u shqetësuan me të vërtetë deri në raportimin e dy incidenteve të ndodhën disa vjet më vonë. Një pronar i stacionit të karburantit kishte raportuar temperaturë jashtëzakonisht të lartë të benzinës në tanket e tij nëntokësore në 1979 dhe një djalë i ri gati kishte rënë në një gropë 45 metra të thellë në oborrin e tij më 1981. Që nga ato dukuri shqetësuese, numri i popullauës në këtë qytet ra dukshëm. Në regjistrimet e vitit 2014 (data e regjistrimit të fundit), Centralia kishte vetëm shtatë banorë dhe ngjasonte me një qytet fantazëm. Centralia është shndërruar në një qytet të shkretë, me shumë ndërtesa të rrëzuara, trotuare të shkatërruara dhe rrugë të plasaritura. Ndonjëherë ende mund të shihni tym që del nga kanalet nëntokësore, të cilat shkencëtarët vlerësojnë se do të vazhdojnë të digjen për të paktën 250 vjet të tjerë.

Pripyat, Ukranë
Themeluar në vitin 1970, qyteti Pripyat kishte një popullsi prej afro 50,000 banorëve në kohën kur u evakuua plotësisht pas katastrofës së Chernobyl-it në vitin 1986. Pripyat ka mbetur një qytet i pabanuar që atëherë, megjithëse ndërtesat, mobiljet dhe të gjitha shenjat e tjera të jetës janë ende aty ku i kishin lënë ish banorët e tij. Librat e fëmijëve ende qëndrojnë në klasë, kukulla dhe lodra të tjera gjenden të braktisura që nga koha e evakuuimit. Mirëpo pika më e famshme e qytetit është rrota e parkut argëtues. Pas transmetimit të serive Chernobyl të HBO-së, qeveria e Ukrainës ka njoftuar se ky vend do të bëhet një zonë tërheqëse turistike.

Arkivolët e varur, Sagada, Filipine
Në Sagada të Filipineve, njerëzit janë të njohur për varrosjen e të vdekurve të tyre në arkivolet e ngjitura në anët e shkëmbinjve. Një traditë e tillë daton mijra vjet më parë, ku banorët ndërtonin vetë arkivolet e tyre dhe pasi ata vdisnin, atyre ua varnin arkivolin afër të afërmve të tjerë në shkëmbinj.

Ishulli i gjarprinjëve, São Paulo, Brazil
Ishulli i gjarprinjëve është një nga ishujt më të rrezikshm në botë. Disa studime raportojnë se në ishull jetojnë 1 deri në 5 gjarprinjë për metër katror. Ngritja e nivelit të ujit rreth 11,000 vjet më parë bëri që ishulli të ndahej nga toka e Brazilit. Të mbetur pa asnjë pre tokësore, gjarprinjtë e këtij ishulli mësuan të gjuajnë zogjtë në ajër. Rrethanat e tilla kanë ndikuar që këta gjarpërinj të jenë shumë më të rrezikshëm, të aftë për të vrarë prenë e tyre menjëherë madje edhe në ajër dhe të shkrijnë mishin e njeriut. Për këtë arsye qeveria braziliane ka ndaluar që të shkelet në këtë ishull.

Pylli Aokigahara, Japoni
Pylli Aokigahara njihet ndryshe si “Pylli i vetëvrasjeve” dhe është vendi i dytë më i popullarizuar për vetëvrasje pas Golden Gate Bridge. Sipas mitologjisë japoneze pylli është i mbushur me demon dhe kjo është arsyeja përse njerëzit që shkojnë atje vetëvriten. Megjithatë pylli ka mjaft vizitorë. Shumë shëtitës shënojnë rrugën e tyre me shirita për ta bërë më të lehtë kthimin.
