Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç në alarm: Gjermania dhe SHBA po lobojnë fuqishëm për ta miratuar,
Grenell demanton New York Times – Gazeta i kërkon falje Shtëpisë së Bardhë
Gazeta presitigjioze amerikane New York Times, kishte shkruar se në ditën e shtunë, në Washington do të zhvillohet një takim mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në margjinat e takimit Kosovë – Serbi që do të mbahet po të shtunën në Uashington.
Por, lajmi, ka dalë të jetë jo i vërtetë. Vet New York Times ka shkruar më pas se ky takim nuk do të ndodh.
“Në një shkrim të ditës së hënë lidhur me presidentin Aleksandar Vuçiq, është bërë një deklaratë e gabuar se ai do të ketë takim në Shtëpinë e Bardh këtë javë. Ai kishte planifikuar që të takohet me Richard Grenell, të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, por jo me Presidentin Trump”, shkruan Neë York Times në sqarimin e saj.
Paraprakisht, emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka demantuar raportimet e “The New York Times”, se presidenti amerikan Donald Trump do të takohet veçanërisht me presidentin serb, Aleksandar Vuciq.
Grenell përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë se mediumi në fjalë është detyruar të përmirësojë informacionet e tyre për këtë çështje.
Sipas tij, “New York Times” nuk ka kërkuar as përgjigje nga ai, që është vetë negociatori.
“NYT është e detyruar të përmirësojë informacionet e tyre bazike për lajmin Kosova-Serbia, dhe më pas e shkruajnë gabim pozitën time në këtë përmirësim. Nuk jam i befasuar, sepse ata nuk kanë folur asnjëherë me mua, negociatorin e vërtetë”, ka shkruar Grenell.