Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Tre fëmijë helmohen nga barnat pasi u lanë vetëm në shtëpi
Policia e Kosovës ka njoftuar për një ras që ka ndodhur dje në Graçanicë, të cilësuar si incident i shkaktuar nga “shkelja e detyrimeve familjare”.
Një baba ka lënë vet në shtëpi 3 fëmijët e tij të moshave 7, 8 dhe 10 vjeç. Me të mbetur vetëm në shtëpi, ata kanë përdorur sasi të barnave të ndryshme, për çka edhe janë shtrirë në spital.
Nuk raportohet për të arrestuar, madje policia nuk jep shumë hollësi të tjera.
“Raportohet se i dyshuari i ka lënë në shtëpi tre fëmijët e tij të moshës 7 , 8 dhe 10 vjeç të cilët më pas u pranuan në spital pasi që të njëjtit kanë përdorur një sasi të madhe barnave. Tre fëmijët mbeten nën përkujdesje të mjekëve në spital. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.