Friday, June 24, 2022

Peshkaqeni sulmon për vdekje 17-vjeçarin, mbyllet plazhi

Një peshkaqen sulmoi për vdekje një djalë, ndërsa ishte gjatë një surfimi. Në mënyrë tragjike, të premten e 10 korrikut, 17-vjeçari vdiq nga plagët që i shkaktoi sulmi i peshkaqenit.

Ngjarja tragjike ndodhi në Australi , në Coffs Harbour, “Wooli Beach”, afër Grafton, në bregdetin verior të Uellsit të Ri.

Dukej si një skenë filmi, komentuan dëshmitarët, ndërsa policia zbuloi trupin e djalit me plagë të shkaktuara nga dhëmbët e kafshës. Ai pësoi lëndime të rënda në këmbë dhe pavarësisht se iu dha ndihma e parë apo pavarëisht përpjekjeve të shërbimeve të urgjencës për ta shpëtuar, vdiq në vend” raporton NOA.al.

Media kryesore australiane raportoi ngjarjen. Plazhet në bregdetin midis “Wooli”, “Diggers Camp” dhe “Minnie Water” janë mbyllur nga autoritetet.

Nuk është një rast i izoluar. Sulmi më i fundit fatal ndodhi më 7 qershor, kur një surfer 60-vjeçar vdiq pasi u kafshua në këmbë nga një peshkaqen tre metra në Salt Beach pranë Kingscliff.

- Advertisment -

Lexoni