Korçë: Festivali ndërkombëtar i muzikës në ishullin e Maligradit
Një koncert i veçantë me muzikë baroke dhe rinashmentale është mbajtur në ishullin e Maligradit në Korçë dhe pikërisht në kishën e Shën Merisë e ndërtuar 720 vite më parë.
Tingujt e kësaj muzike klasike, kanë rizgjuar dhe na rijellin edhe njëherë historinë qindra vjeçare të kësaj rrymë, ndërsa për sopranon e njohur Inva Mula, ky koncert përbën një kombinim përfekt pasi promovon trashigiminë tone kulturore qindra vjeçare.
Programi muzikor është përzgjedhur me kujdesin më të madh, që të gjithë të pranishmit të dëgjojnë tingujt e muzikës baroke të Gjermanisë, Francës, Spanjës, teksa me profesionalizëm janë interpretuar nga këngëtare shqiptare që karrieren e tyre e kanë jashtë Shqipërisë.
Sitauat prej pandemise ka shtyre kete festival te rendesishmem qe eshte ne vitin e tij te trete per ne shtator, por per te gjithe ata qe e kane ndjekur nder vite dhe ata qe dashurojne kete muzike organizatoret zgjodhen qe ne ditet e nxehta te veres t’i frymëzonin dhe freskonin me kete muzike magjike.
Kjo dite e muzikës, eshte mbyllur ne liqenin e Prespes, ne fshatin turistik te Zharoshkes, ku te gjithe te pranishmit shijuan edhe gatimet tradicionale.