Vendi me 97 milionë banorë, asnjë vdekje nga COVID-19
Deri më sot gati 6 muaj nga shfaqja e COVID-19, Vietnami është vendi më i populluar në botë që nuk ka regjistruar asnjë vdekje nga virusi.
Mikrobiologu Rogier van Doorn, i cili udhëheq Njësinë për Kërkime Klinike të Universitetit të Oksfordit në Hanoi, thotë se strategji e autoriteteve ka qenë testimi i njerëzve duke u bazuar në rrezikun e infektimit dhe jo në shfaqjen e simptomave.