Wednesday, January 19, 2022

Hyseni, në SHBA: Kosova kërkon vetëm njohjen reciproke me Serbinë

Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pas takimit të liderëve në Bruksel dhe dy raunde përballjesh në nivel ekspertësh, kanë reflektuar qëndrime aspak të përafërta.

Në këto kushte, koordinatori shtetëror i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skënder Hyseni gjendet sot në Washington për të koordinuar procesin me SHBA. Hyseni ka deklaruar se elementët e marrëveshjes përfundimtare  janë tejet të vështira dhe i konsideroi pengesë çështjet teknike.

Liderët e Kosovës qëkurse janë rikthyer në tryezën e bisedimeve, kanë përsëritur me ngulm se Amerika është e përfshirë tërësisht në këtë proces, i cili ka vetëm një qëllim, njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Koordinatori shtetëror i Kosovës në këto bisedime, bëri të ditur se gjatë diskutimeve të së enjtes janë trajtuar kapituj të ndryshëm të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, duke theksuar se “nuk do të ketë marrëveshje të posaçme për secilin kapitull, por vetëm një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”. Por homologu serb, Marko Guriq tha se nuk ka bisedime për njohje të pavarësisë së Kosovës.

Një qëndrim i përsëritur vazhdimisht edhe nga presidenti serb, Alexander Vuçiç.

- Advertisment -

Lexoni