Ambasadori Hill: Duhet edhe një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra

Ishujt më të bukur nga çdo pjesë e botës
Ishujt pa dyshim janë pjesët më interesante të tokës, sidomos kur i vizitojmë gjatë sezonit të verës. Klima e përshtatshme, natyra e bukur dhe e pasur, të rrethuar nga uji, ishujt janë ideal për dashamirët e udhëtimeve dhe aventurave. Nga ishujt e Azisë Juglindore deri te ishujt vullkanik të Mesdheut, ju sjellim një listë të ishujve më të vlerësuar nga rajone të ndryshe të botës.
Ishujt më të bukur të Azisë
Bali, Indonezi

Nuk ka asnjë vend si Bali. Këto ju mund të shijoni gjithçka të freskët por edhe gjërat mëtë wuditshme mund të ndodhin siç janë majmunët që vjedhin syzet në plazh.
Palawan, Filipine

Palaëan është i rregullt në listat dhe vlerësimet e ishujve më të mirë. Ai është shtëpia e lumit The Puerto Princesa i cili është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe një bukuri e rrallë.
Ishujt Cebu and Visayas, Filipine

E vendosur në qendër të Filipineve, Cebu tërheq gati 2 milion udhëtar në vit për plazhet e tij të pacenuara dhe për t’u zhytur në brigjet veriore të ishullit.
Boracay, Filipine

Ishulli është një prej pjesëve më të preferuara të rajonit prej turistëve. Një prej pika më tropikale të botës e cila në fakt shpeshherë është mbipopulluar nga turistët.
Ishujt më të bukur në Australi dhe Oqeani
Bora Bora, French Polynesia

Konsiderohet si destinacioni perfekt, i rrethuar me shkëmbinjë dhe laguna të kaltra Bora Bora është gjithçka që ju kërkoni për një pushim të përsosur.
Tahiti, French Polynesia

Tahiti ofron një nmatyrë të pasur dhe shumë tërheqëse për vizitorët. Në anën tjetër keni plazhet e bukura me ujin e kaltër.
Ishujt më të bukur në Karaibe dhe Atlantik
Bermuda

Megjithëse ky ishull i vogël ndodhet në Atlantikun e Veriut, klima e tij është padyshim subtropikale. Një përzierje e kulturave britanike, amerikane dhe të karaibeve Bermuda ka shumë për të ofruar.
Jamaica

Vetë emri Jamaica na kujton qetësinë dhe muzikën e bukur reggae. Madje turistët mund të vizitojnë shtëpinë e Bob Marley e cila u shndërrua në muze nga gruaja e tij Rita.
Puerto Rico

Keni dëgjuar për këngën e famshe për Puerto Ricon? Edhe ishulli është njësoj, i qetë dhe me një bregdet të bukur, kulturë interesante dhe ushqim të shijshëm për të shijuar.
Ishujt më të bukur të Evropës
Crete, Greqi

Ishulli më i madh Grek, Kreta është gjithashtu një nga më të dalluarit, me kulturën e vet të veçantë, peizazhin, kuzhinën dhe historinë mitologjike.
Paros, Greqi

Tunelet dhe ndërtesat e bardha, plazhet e fshehura dhe destinacione të paeksploruara ende, nëse ju pëlqejnë aventurat një vizitë në Paros nuk duhet t’iu mungojë udhëtimeve tuaja.
Mykonos, Greqi

Mykonos është bërë pjesë e historisë mitologjike. Ky është vendi ku Herkuli mposhti gjigandët. Ndërsa sot kemi një port të madh detar dhe plazhe të bukura që rrethojnë të gjthë ishulllin.
Hvar, Kroaci

Me verë të ngrohtë dhe dimra të butë, ishulli Hvar është vendi më me diell në Kroaci – ka mbi 2.800 orë diell në vit. Nga qyteti i Hvar në bregdetin jugor të ishullit, bëni ngjitjen e ngadaltë dhe përpjetë në Tvrđava Fortica, një kështjellë e shekullit të 13-të me pamjen më të mirë në ishull.
Ishujt më të bukur të Amerikës Veriore
San Andrés & Providencia, Kolumbi

Këtu do të njiheni me plazhet e paprekura, kuzhinën e pasur vendase dhe natyrën magjike.
Isla Holbox, Meksikë

Ky ishull i qetë në Meksikë është ideal për ata që duan të shijojnë plazhin dhe të largohen nga zhurmat e qytetit për një kohë.
Ishujt më të bukur në Afrikë dhe Oqeanin Indian
Seychelles

Një qiell i ndritshëm blu, plazhe të bardha të freskëta dhe ekosistemi natyror, gjithpka është perfekte. Princi William dhe Kate Middleton, dhe Victoria dhe David Beckham, kaluan muajt e tyre të mjaltit në ishullin e Veriut.
Zanizibar, Tanzani

Ky vend magjik – ose më saktë vende – është emri i dhënë një grupi prej 50 ishujsh tropikalë në brigjet e Tanzanisë. Është një fjalë e lidhur me plazhet me rërë të bardhë, erëza dhe ushqime deti të freskëta, me një të kaluar të ndërlikuar të tregtarëve, skllevërve dhe thesarit.
Maldives

Një zinxhir prej 26 atollësh dhe më shumë se 1000 ishuj në Oqeanin Indian, Republika e Maldive është një nga destinacionet më të kërkuara tropikale në botë. E mbushur me vila luksoze Maldivet po që janë një vend ideal për të pushuar.