Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Krim i rëndë në familje, i biri vret nënën 70-vjeçare
Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Pogradec, ku një grua 70-vjeçare është vrarë nga i biri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, ku O. Ç, 44 vjeç (i cili vuan nga probleme mendore) dyshohet se ka qëlluar me thikë në banesë, nënën e tij F. Ç., 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Autori i dyshuar rezulton se ka qenë më precedentë më parë, i arrestuar për drogë si dhe i shtruar më parë në Spitalin psikiatrik të Elbasanit.
Mjekët pranë Spitalit të Pogradecit, bëjnë të ditur se 44-vjeçari është person i identifikuar me probleme mendore, por asnjëherë nuk ka pranuar që të marrë mjekime.
Dhuna në familje është kthyer në një problem kombëtar pasi dy vitet e fundit ka pasur raste të shtuara të krimeve ndaj grave.
Në shumicën e rasteve janë burrat që vrasin gratë. Si ngjarje më të rëndë e këtij viti ishte vrasja e dyfishtë në Rrëshen, ku Esmeralda Filopati u ekzekutua së bashku me të vëllain nga ish-bashkëshorti.
Fqinjët: Të merren masa ndaj mjekut që e ka nxjerr nga psikiatria

Fqinjët e 70-vjeçares së vrarë nga i biri, duke folur për krimin e rëndë në familje të ndodhur në Buçimas të Pogradecit tregojnë se, familja Çekiçi kishte një opinion shumë të mirë. Ata thonë se një ngjarje e tillë nuk kishte ndodhur ndonjëherë në zonën e tyre.
Për autorin tregojnë se ishte person me probleme të rënda mendore dhe se policia disa herë e kishte dërguar në spital psikiatrik. Për këtë arsye ata bëjnë thirrje që të merren masa ndaj mjekut në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit që ka firmosur për nxjerrjen nga spitali të 44-vjeçarit.
“Ka ardhur disa herë policia dhe e ka dërguar në çmendinë në Elbasan, por nuk e di se si e kalë liruar. Kishte zënka vazhdimisht me nënën. Thonë se përdorte lëndë narkotike, por nuk e kam parë”. Jemi tronditur të gjithë nga ajo që ka ndodhur. Nëna ka thirrur disa herë ndihmë, ndihmë”, tregon një fqinj i familjes Çekiçi /euronewsal/