Kush është Alyce Huckstepp, e dashura e Jamie Foxx dhe mbështetësja e tij më e

Nga 9.492 raste me Covid në Kosovë, aktive janë edhe 3.862
Më 13 mars të këtij viti, u shënua rasti i parë me COVID-19 në Kosovë. Që atëherë u regjistruan 9 mijë e 492 persona, prej të cilëve u shëruan gjithsej 5.346 të tjerë.
Ndërkohë 284 njerëz kanë vdekur, të cilët sipas IKSHPK-së, kishin pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Numri aktiv i rasteve aktive me COVID-19 është 3 mijë e 862, të dhëna këto që janë publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Vetëm gjatë ditës së mërkurës në Kosovë kanë vdekur 15 persona, ndërsa janë infektuar 218 të tjerë dhe janë shëruar 156.
Rastet më të shumta të të infektuarve me COVID-19 janë në Komunën e Prishtinës. Gjatë së martës në Prishtinë 70 persona kanë rezultuar me pozitivë me COVID-19.