Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar, jemi dy ditë para sfidës me Izraelin

Shqipëri: Gjashtë viktima dhe 136 raste të reja me Covid-19
Numri i rasteve të reja me Covid-19 në Shqipëri vijon të jetë i lartë. Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për mediat raporton se janë kryer 561 testime të dyshuara, nga të cilat 136 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 6 qytetarë kanë humbur jetën, mes tyre dhe artisti Arben Bajo.
Specialistja e Instituti i Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi, bëri të ditur se 74 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin total të të shëruarave që nga fillimi i pandemisë dhe deri këtë të diel në 3342.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, dhe tre prej tyre janë të intubuar.
Autoritetet shëndetësore që nga fillimi i pandemisë kanë kryer 45 942 testime, nga të cilat 6411 kanë rezultuar pozitivë, kurse rastet aktive janë 2870. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve deri tani kanë hubmur jetën për shkak infeksionit 199 pacientë.
Tirana renditet e para për nga numri i viktimave, ndërsa ndiqet nga Shkodra, Durrësi, Fieri, Elbasani, Korça, Lezha, Kukësi, Vlora, Dibra dhe në fund Berati.