Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar, jemi dy ditë para sfidës me Izraelin

Bejrut, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë pas shpërthimit
Kryeqyteti i Libanit ka kaluar një tjetër natë protestash.
Manifestues të revoltuar bënë thirrje për dorëheqjen e qeverisë qw e cilesojne të korruptuar dhe sulmuan me shashka forcat e policisë dhe dyqanet në qendër të Bejrutit.
Elita politike e Libanit po përballet me një presion nga të gjitha anët pas shpërthimit të 4 gushtit.
Disa ministra kanë dhënë dorëheqjen pas kesaj ngjarjeje te rende, por protestuesit duan që të largohet gjithë qeveria.
Protestat filluan teksa liderët botërorë dhe organizatat ndërkombëtare u zotuan për dhënien e çerek miliardw eurove ndihmë për Libanin.
Por me një kusht, asnjë fond nuk do te levrohet për rindërtimin e kryeqytetit derisa autoritetet të zotohen për kryerjen e reformave politike dhe ekonomike të kërkuara nga populli.
Autoritetet vlerësojnë se shpërthimi shkaktoi deri në 13 miliardë euro dëme.
Libani ndodhej në qendër të një krize ekonomike, më e keqja që prej luftës civile të viteve 1975-1990, shoqëruar me ndërprerje të energjisë, mungesë uji të pijshëm dhe kujdesit shëndetësor.