Fosilet kapin një yll të brishtë 155 milion-vjeçar në rigjenerimin e mesëm: ScienceAlert
Gabimi i pafalshëm që po bën me lëkurën, para dhe pas plazhit
Na presin edhe disa javë me diell dhe temperatura të larta. Thënë kjo që ditët e plazhit nuk kanë mbaruar ende. Sigurisht që një koktej buzë detit, rrezet e diellit dhe lëkura e nxirë janë gjithë çfarë kemi nevojë, deri në momentin që kujtohemi se lëkura është në gjendjen e saj më të keqe, ndonëse mund të mos e kuptojmë. E dimë që tingëllon klishe, por na duhet të përsërisim se shpëtimi ynë i vetëm gjatë ditëve me rreze të nxehta është një dhe vetëm një: hidratimi.
Parandalimi është më mirë se kurimi, thonë mjekët dhe kanë të drejtë. Baza për një lëkurë të shëndetshme nis me parandalimin e tharjes së lëkurës. Aplikimi i kremrave që kanë efekte qetësues dhe parandalues dehidratimi është një hap i rëndësishëm. Dy produkte të tilla të mirënjohura për efektet e tyre janë Korff Hydro Radiance Moisturizing Cream dhe Korff Hydro Radiance Intensive Moisturizing Face Cream. Të dy kremrat kanë bazë acidin hialuronik dhe depërtojnë thellë në lëkurë. Tekstura është e lehtë, lë një ndjesi freskie dhe butësie. Marka e njohur italiane operon me sukses në tregun e kozmetikës farmaceutike që prej viteve ’70, që do të thotë se përbërësit dhe produktet e saj janë të mirëtestuar prej kohësh