Ku u fshehën pas vdekjes eshtrat e Skënderbeut? Enigma sipas Moikomit dhe një letër e
Sjelljet në kohë pandemie: Pse disa nuk i zbatojnë rregullat?
Masa e izolimit dhe ajo e mbajtjes së distancës sociale, të zbatuara kudo përreth botës në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19, janë duke i riformësuar jetët e njerëzve, duke i rirregulluar aktivitetet që dikur ishin pjesë e lirive të përditshme dhe duke krijuar norma të reja shoqërore.
Por, në çdo rast rirregullimi, gjithmonë del dikush që nuk luan sipas rregullave, shkruan Reuters.
Shkelja e rregullave nuk përbën ndonjë fenomen të ri, por shkencëtarët që merren me mënyrat e sjelljes pretendojnë se është duke u përkeqësuar gjatë pandemisë së koronavirusit shkaku i faktorëve kulturorë, demografikë dhe psikologjikë, që mund t’i bëjnë shkelësit të duken më vetjakë dhe të rrezikshëm.
Ja disa pyetje dhe përgjigje rreth shkencës së mënyrës së sjelljes së njerëzve gjatë pandemisë së sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri – COVID-19.
Përse disa njerëz i thyejnë e disa të tjerë i respektojnë rregullat?
Faktor kyç në këtë aspekt është individualizmi kundruall kolektivizmit.
“Disa shtete priren të kenë individualizëm më të theksuar, gjë kjo që ndërlidhet me shprehjen e ndjenjës së identitetit dhe se kush jeni ju si individ”, ka thënë Jay Van Bavel, asistent-profesor i psikologjisë në Universitetin e New Yorkut.