Kur është koha më e mirë për të konsumuar mjaltë? Ka një ndryshim nëse e
Ëndërr e bërë realitet: Publikohet bashkëpunimi i Dua Lipës me Madonna-n dhe Missy Elliott!
Siç premtoi, dje (14 gusht) Dua Lipa solli ëndrrën e bërë realitet; bashkëpunimin e parë me Madonna, mbretëresha e popit, dhe Missy Elliott, një nga këngëtaret më të suksesshme të muzikës rep.
Projekti i publikuar pak orë më parë, është një remix i këngës “Levitating” të Duas, e publikuar për herë të parë në prill të 2020-ës. Remix-i është punuar nga The Blessed Madonna, DJ amerikane e cila më parë njihej si The Black Madonna.
Ndonëse Madonna nuk shfaqet në klip, zëri i saj i ndërthurur me atë të Dua-s s’mund të mos dallohet. Kënga, merr një tjetër dimension kur Missy Elliott nis të repojë ashtu siç mund ta bëjë vetëm ajo. I dashuri i Dua-s, Anwar Hadid s’mund të mungonte në projektin e ri.
Për herë të parë, këngëtarja me origjinë shqiptare njoftoi për bashkëpunimin e rëndësishëm në 27 korrik, kur tha se do të punonte me “idhujt e saj” për remiksin e ri.
Jo më kot ky remix konsiderohet, “ëndërr e bërë realitet” pasi Dua e ka thënë shpesh që nëse ka një këngëtare të cilës do të donte t’i ngjasonte, është Madonna. Pak kohë më parë, menaxheri i saj Ben Maëson, deklaroi për Music Week:
“Albumi Future Nostalgia është ndikuar shumë nga energjia dhe ndjesia që këngët e Madonna-s përcjellin. Madje ne po mundohemi të bindim Madonna-n për të bashkëpunuar me Dua-n. Kur unë e kam takuar Dua-n për herë të parë ajo ishte vetëm 17 vjeçe dhe më tha që dëshironte të bëhej si Madonna. Kishte diçka në mënyrën si ajo ma tha që më bëri të besoj tek Dua. Ajo i ka të gjitha, prandaj është potencial pa limit.”