Sivasspori i varur nga Rey Manaj, sulmuesi “kuqezi” shkon në kuotën e 18 golave sezonal
Vendimi për vitin e ri shkollor shtyhet për javën tjetër
Deri javën tjetër nuk do të ketë vendim përfundimtar se si do të nis procesi mësimor. Në takimin e sotëm mes përfaqësuesve qeveritarë, ministrit të Arsimit, drejtorive komunale, Sindikatës e këshillit të prindërve janë dhënë disa propozime.
Njëri nga propozimet ishte që nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën të kthehen në shkolla, kurse për klasat gjashtë deri në të nëntën dhe nxënësit e shkollave të mesme të vendosin komunat, varësisht se si ato e shohin situatën me pandeminë.
Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka deklaruar se javën tjetër do ta kenë edhe një takim tjetër ku përfundimisht do të qartësohet çdo gjë rreth vitit shkollor 2020/2021. Vendimin sipas tij, është mirë ta marrë Qeveria. Ai ka shtuar se Ministria e Arsimit e ka hartuar një master-plan ku e ka paraparë edhe koston e përgjithshme për vitin shkollor, derisa ka thënë se pret që Qeveria ta aprovojë kërkesën për t’iu ndarë buxhet për dezinfektimin e shkollave.