Flota hije e Rusisë kërcënon Suedinë – si mund të ndihmojë BE-ja?
SHBA i thotë “OK” trajtimit me plazma për koronavirusin – Trump e quan moment historik
Situata e rënduar e koronavirusit ka detyruar autoritetet e vendeve në botë që të gjejnë mënyra për ta luftuar atë.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i është hapur rrugë përdorimit të plazmës konvaleshente, e cila sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë do të shpëtojë jetë njerëzore.
Madje Donald Trump e ka quajtur këtë një moment historik për vendin.
Sa i përket plazmës konvaleshente, kjo e fundit sigurohet nga pacientë që e kanë kaluar dhe janë shëruar nga koronavirusi.
Plazma është e pasur me anti-trupa, dhe është përdorur për të trajtuar dhjetra mijëra pacientë me Covid-19 në ShBA.
Scott Gottlieb, drejtuesi i parë i Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave gjatë administratës së Presidentit Trump, tha të djelën se përdorimi i plazmës është “ndoshta përfitues” për pacientët me koronavirus, por shtoi shqetësimin për mungesën e të dhënave.