Wednesday, May 18, 2022

Bruksel: Takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Sot zhvillohet në Bruksel një takim i radhës në nivel ekspertësh në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Nabila Massrali, zëdhënëse e BE-së për Çështjet e Jashtme dhe të Sigurisë, e konfirmoi zhvillimin e këtij takimi, por nuk dha hollësi tjera.

Sipas burimeve të BE-së nga vjeshta pritet një rritje e dinamikës së procesit të dialogut dhe synohet që takime të liderëve të ketë dy herë në muaj dhe që takimet e ekspertëve të zhvillohen çdo javë.

Sidoqoftë përveç gatishmërisë së palëve, kjo gjë varet edhe nga situata e krijuar me masat kundër pandemisë së virusit Corona, nga kufizimet për udhëtime dhe numrin e takimeve me prani fizike në objektet e institucioneve të BE-së.

- Advertisment -

Lexoni