Kur është koha më e mirë për të konsumuar mjaltë? Ka një ndryshim nëse e
Putin i merr liderët e Evropës me radhë, ‘kërcënimi’ që i bëri kryeministrit italian në telefon
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka marrë në telefon mbrëmë kryeministrin italian Giuseppe Conte për të folur rreth tensioneve në Bjellorusi. Përmes kësaj telefonate ai i ka kërkuar që Evropa të mos ndërhyjë.
Ditët e fundit, njerëzit e Putin kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me liderët europianë. Madje dhe Presidenti rus ka kontaktuar personalisht me Merkel e Macron duke i kërkuar me tone të ashpra, të “mos fusin hundët” në Bjellorusi.
Kriza në Bjellorusi ndodhet në krye të axhendës së diskutimeve dhe ngjarjet në Minsk, janë vendimtare për të ardhmen e marrëdhënieve midis Rusisë dhe BE-së.
Ajo që Evropianët e konsiderojnë “një përpjekje për ndërmjetësim” është parë nga rusët si “ndërhyrje”.
Pala ruse mendon se sa kundërproduktive mund të jetë çdo përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme të Republikës.
Putini dhe Conte diskutuan edhe për çështjen “Navalny”, ku kryeministri italian, në përputhje edhe me partnerët e tij evropian, e kanë vlerësuar “shqetësuese” gjithë rrethanat e kësaj çështje.
Ndërkohë Presidenti rus është shprehur për Conten se edhe ai ishte i interesuar të konstatonte të vërtetën, aq sa ka kërkuar të ngrihet një komision hetimi për të hedhur dritë mbi incidentin.